Shkence

The Independent: “Alienët mund të kenë të dërguar një mesazh nga thellësitë e hapësirës”, thonë shkencëtarët

Një sinjal i ri është gjetur thellë në hapësirë, i cili mund të vijë nga alienët. Komuniteti i astronomëve dhe shkencëtarëve të cilët skanuan qiellin me teleskopë, në një përpjekje për të gjetur jetë jashtëtokësore, është i ngazëllyer prej një “sinjali të fortë”, të zbuluar thellë në hapësirë, që mund të vijë nga një qytetërim i huaj. Por, disa shkencëtarë kanë paralajmëruar njerëzit të mos ngazëllehen shumë – të paktën ende jo. Dëshmitë mbeten paraprake dhe më shumë punë duhet të bëhet për të përcaktuar se mos është vetëm një gabim.Screen Shot 2016-08-30 at 16.17.42

Mesazhi duket se ka ardhur nga një yll pranë Tokës, HD164595, në konstelacionin Hercules. Ai yll është 95 vite dritë larg – relativisht afër në shkallën e universit – dhe pothuajse saktësisht me të njëjtën madhësi si ylli ynë. Për më tepër, që po ky yll ka të paktën një planet, HD164595b, i cili ka afërsisht madhësinë e Neptunit dhe ka një vit 40-ditor. Eshtë ky planet që ka ngacmuar njerëzit, pasi duket se ai mund të ketë kushtet e duhura për jetën.

Sinjali erdhi në vëmendjen e publikut, pasi për të shkroi autori i librave fantastiko-shkencorë, Paul Gilster, i cili mban një blog që merret me eksplorimin e thellë të hapësirës dhe jetës aliene. Deri atëherë ai kish kaluar pa u vënë re – sinjali është zbuluar në fakt në maj të vitit të kaluar, dhe doli në dritë vetëm pas prezantimit nga shkencëtarët që e zbuluan.

Claudio Maccone i Universitetit të Torinos në Itali mori pjesë në një diskutim nga ana e dy shkencëtarëve, të cilët punojnë në teleskopin Ratan-600 të Rusisë. Ai ia kaloi të dhënat Gilsterit, i cili më pas ka shkroi bScreen Shot 2016-08-30 at 16.17.52logun që e zbuloi atë. “Askush nuk është duke pretenduar se kjo është punë e një qytetërimi jashtëtokësor, por sigurisht që ia vlen të studiohet edhe më tej”, ka shkruar Gilster në faqen e tij, Centauri Dreams.

Ai shkruan se forca e sinjalit mund të sugjerojë që ai vjen nga një qytetërimi “Kardashev”, Lloji II. Shkalla Kardeshev tregon se sa i avancuar mund të jetë një qytetërim alien: një qytetërim i Llojit I mund të përdorë dhe depozitojë energji nga një yll aty pranë, ashtu si ne, ndërsa një qytetërim i Llojit II mund të shfrytëzojë energjinë e të gjithë yllit, dhe ai do të ishte shumë më i përparuar se yni.

“Duke hulumtuar forcën e sinjalit, studiuesit thanë se ai ka ardhur nga një rreze izotropike, dhe që do të ishte një fuqi vetëm e një Qytetërimi Kardashev të Llojit II”.

Ai pranon se sinjali mund të ketë qenë edhe zhurmë, në vend të një sinjali real. Por ai shkruan që shkencëtarët duhet që të paktën ta studiojnë më nga afër për të qenë të sigurtë. /The Independent – Bota.al

Linku: http://www.independent.co.uk/news/science/aliens-might-have-sent-a-strong-message-from-deep-in-space-some-scientists-claim-a7216041.html?cmpid=facebook-post

Leave a Reply

Back to top button