Thenie

Thëniet më të bukura të Nënë Terezës, që me siguri do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë

Ajo mbetet shenjtorja më e njohur në gjithë botën. Kohët e fundit, vlerësimi për figurën e Nënë Terezës, ka ardhur edhe nga Donald Trump prej një videoje ku shphrehej : “Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh të krishterët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”. Ndërkohë në këtë material, ne duam t’ju sjellim disa prej thënieve më të bukura nga Nënë Tereza :

“Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, i cili po dërgon letra dashurie nëpër botë”.

“Varfëria më e madhe nuk është të mos kesh çfarë të hash, por të mos jesh i kërkuar, i dashur nga të tjerët; të mos kesh dikë që të kujdeset për ty. Kjo është varfëria më e madhe”.

“Paqja fillon me një buzëqeshje”.

“Dhuro dashuri kudo ku shkon. Mos lejo askënd të vijë tek ty pa u larguar i lumtur prej teje”.

“Nëse ti i gjykon njerëzit, ti nuk ke kohë për t’i dashur ata”.

“Nuk ka rëndësi se sa japim, por se sa dashuri dhurojmë në ato gjëra që japim”.

“Disa njerëz vijnë në jetën tënde si një bekim. Disa të tjerë vijnë në jetën tënde si një leksion”.

“Varfëria nuk është krijuar nga Zoti, por nga unë dhe ti që nuk e ndajmë atë që kemi”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button