Psikologji

“Thjeshtësia dhe modestia janë virtyte”. Ja si shprehet për veten e saj Antonella Clerici

Moderatorja e njohur italiane Antonella Clerici, e njohur sidomos për drejtimin e shumë programeve sportive, është shprehur në këtë mënyrë për veten dhe për jetën e saj profesionale:

“Ndihem një femër e thjeshtë, kam lindur në një provincë nga një mama shtëpiake dhe një baba që kishte dyqan bojërash. Suksesi që më pushtoi, ishte i paimagjinueshëm. Në thelb ndihem e përulur, ndiej një ndrojtje që më ka mbajtur gjithmonë me këmbë në tokë, një ndrojtje që vjen nga krahina, nga bota ime e vogël dhe e lashtë.

Nuk ndihem asnjëherë si shumë e suksesshme, apo si superiore. Përkundrazi, kolegët e mi më duken gjithmonë më të mirë nga vetja. Ata gjithmonë më duket sikur e dinë se çfarë duan, kurse unë e ushqej veten me dyshime. Por dyshimet më stimulojnë, pasi kështu ndiej se duhet të lexoj, të studioj, të mësoj më shumë informacione. Unë nuk fle mbi dafina. E shoh përherë me sy kritik çdo vendim që marr.

Televizioni është një botë shumë konkurruese, por unë e kam gjetur një zgjidhje. Nuk e frekuentoj gjatë gjithë kohës, ndaj dhe nuk kam rivalitet, apo të më mbajnë në gojë. Kam dalë me Fabrizion (Frizzin), kam parë Carlon (Contin), dëgjoj Paolon (Bonolis). Kam plot miq të botës së televizionit, por kam mësuar se nëse del shpesh në televizione, përfundon duke parë të njëjtët njerëz gjatë gjithë kohës dhe duke folur vetëm dhe gjithmonë për TV, gjë që më mërzit vetëm kur e mendoj. Në vend të kësaj, jam e interesuar të flas me njerëz që mund të më pasurojnë me tema të tjera në kohën time të lirë”. – Antonella Clerici

Back to top button