Sport

Tifozët napoletanë e presin Cristiano Ronaldon … me pica (Foto)

Real Madridi arrin në Napoli, tifozët napolitan e presin CR7 me picë (Foto)

Reali i Madridit do të zhvillojë sot ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Skuadra e madhe spanjolle ka udhëtuar sot drejt qytetin italian, ku edhe ka mbërritur si është më së miri.

Ardhja e tyre është folur se do të pritet keq nga tifozët e Napolit, të cilët njihen për temperamentin agresiv të tyre.

Sulmuesi portugez do të jetë në qendër të vëmendjes për këtë ndeshjes, e ashtu ishte edhe fokusi i tifozëve një ditë para ndeshjes, të cilët i kishin përgatitur një befasi të këndshme.

 Picieri i moshuar italian teksa mban në duar picën e dedikuar për Ronaldon

Ronaldo është pritur me pica nga një picamen italian, i cili kishte vendosur të bëj një picë në emër të CR7, ku përbërja e saj duket të jetë vetëm djathë dhe perime.

Megjithatë, prezenca e Ronaldos në ndeshjen e nesërme është ende në pikëpyetje pasi portugezi po vuan nga një dëmtim, i cili e la jashtë fushës për ndeshjen e fundjavës në La Liga të fituar ndaj Eibarit. /Telegrafi/

 Picë e thjeshtë, por duket shumë e shijshme!

Leave a Reply

Back to top button