Sport

Tifozi e akuzon për shitje të ndeshjes me Serbinë, ja si reagon Kaçe

Screen Shot 2015-10-10 at 21.53.42

Pas humbjes me Serbinë, disa nga tifozët dhe opinioni publik hodhën dyshimet për shitje të supersfidës nga ana e Shqipërisë. I tillë ka qenë edhe një koment në profilin në Facebook të mesfushorit Ergys Kaçe nga një fans shqiptar. Ky i fundit ka shprehur shqetësimin se ndeshja ishte e shitur dhe për pasojë tifozët kanë mbetur të zhgënjyer.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kaçes, ku mesfushori kuqezi ka shpjeguar se lojtarët kuqezi për asnjë arsye në botë nuk do ta shisnin këtë ndeshje. Kaçe thekson se lojtarët dhanë gjithçka për ta fituar, dhe nga kjo dëshirë e madhe, edhe pësuan gol në minutat e fundit. “Ne kurre nuk mund te shitemi ne nje ndeshje aq te rendesishme,une jame shqipetare si ti e dua shqiperia aq shuem sa ti pore mos mendo kurre qe ne nuk kemi luajture me shpirte.Ne kemi kerkuar goli ne cdo minute te loje dhe po nuk shenove do pesosh. Shqiperia mbi te gjitha.” shkruan Kaçe

Leave a Reply

Back to top button