Sport

TMW: Gianni de Biasi, njeriu i sfidave të pamundura

Screen Shot 2015-10-16 at 1.00.26 PMGianni De Biasi nuk i ka pëlqyer asnjëherë sfidat e kollajta: është më shumë një njeri për sipërmarrje që duken të pamundura, ato që një trainer çfarëdo as që do i ndërmerrte. Ishte ky rasti i Modenës që, duke nisur nga seria C1, mbërriti në Serinë A dhe shpëtoi në kategorinë më të lartë. E paharrueshme ishte ajo skuadër, në gjendje të merrte rezultate të pabesueshëm edhe për tifozin më optimist të verdhebluve. Edhe në Torino u bë protagonist i arritjeve të ndryshme, parasëgjithash ngjitja në Serinë A, me granatat që sapo ishin rikthyer nga një dështim dhe një merkato e improvizuar. Pikërisht për shkak të kësaj mrekullie do të kujtohet gjithmonë pozitivisht nga tifozët piemontezë.

Në vitin 2011, pa kontratë prej më shumë se një viti, erdhi zgjedhja e papritur: në vend që të zgjidhte një prej klubeve që e kërkojnë, firmos një kontratë me Federatën Shqiptare dhe bëhet trainer i Shqiponjave. Vendim i veçantë, sepse bëhet fjalë për një kombëtare që, ndonëse nuk është mes më të këqiave, sidoqoftë nuk kishte arritur asnjëherë në kompeticione me nivel. Projekti i De Biasit është afatgjatë dhe pas një serie ndeshjesh për kualifikimin në botëror (vendi i pestë dhe tre fitore të arritura), mbërrin në fazën paraeleminatore të Europianit. Fillimi është historik: fitore 1-0 në Portugali. Por nuk është një mrekulli e izoluar. Shqipëria vazhdon të sigurojë pikë dhe arrin vendin e dytë në grup, para Danimarkës dhe Serbisë. Në mes edhe një fitore e jashtëzakonshme, ndonëse në miqësore, me Francën.

Nuk ka kaluar pa u vënë re dhe De Biasit i janë njohur meritat nga i gjithë futbolli italian, ndërkohë që ka marrë dhe nënshtetësinë shqiptare. Më në fund, misteri i sfidave të pamundura ka gjetur vëmendjen që e ka merituar gjithmonë, dhe kushedi nëse fati do ta vendosë përballë ekipit të atdheut të tij, Italisë, në këtë europian. E sigurtë është vetëm që Shqiponjat dhe Të Kaltërit do të ndeshen gjithësesi për kualifikimin në Botërorin 2018. /Davide Cocetti

TMW – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button