Sport

Tomas, mbreti i anonimëve kërkon legjendën

Germany v USA, FIFA World Cup, Group G, Arena Pernambuco, Recife, Brazil - 26 Jun 2014Nuk ka qenë Botërori që e futi Thomas Muellerin në një film, por përmendja e shpeshtë e emrit dhe mbiemrit të tij. Statistikisht, ky emër-mbiemër është më i përsërituri: Thomas Mueller është si Giuseppe Rossi, edhe ky sulmues, për gjermanët e zakonshëm. Dhe një regjisor ka bredhur Gjermaninë për të rrëfyer përmes fjalëve të shumë personave që quhen pikërisht kështu. E ka nisur prej atij, numrit 13 të kombëtares që shfaqet në fillim, për të kaluar tek homonimët. “Kush është Thomas Mueller?” është titulli. Disa nuk dinin gjë për ekzistencën e “një të afërmi” kaq të famshëm, por pamjet janë xhiruar një vit më parë. Sot, Thomas Muellerët e shumtë të Gjermanisë e shohin veten të lidhur me futbollistin. Edhe Oliver Bierhoff është përpjekur të përgjigjet. “Kush është Thomas Mueller? Eshtë ai që përpara fërshëllimës së parë, ndërkohë që të gjithë i mbërthen stresi, lëshon një batutë dhe ctensionon ambientin”. Ndër të fundit: “Edhe kur Merkeli vjen në dhomat e zhveshjes, unë jam gjithmonë në dush”.

Sot nuk do të donte ta humbiste dhe të shfaqej më pak i lagur përballë Kancelares. Ka gjithcka përpara: kupën, titullin e kryegolashënuesit, Topi i Artë i Botërorit dhe si pasojë, Futbollisti më i mirë i FIFA-s. “E dimë se sa forcë kemi: teknike, fizike dhe mendore, më shumë karakter. Dhe nëse nuk mjafton, do të shënojmë nga goditjet e dënimit, na dalin gjithmonë mirë’. Ai ka shënuar 5 gola, një më pak se kryegolashënuesi James Rodriguez. Simpatik dhe fjalëshumë, i mbiquajtur “Radio Mueller” në dhomat e zhveshjes, por megjithatë jo një idiot. Kur u përpoqën ta ngacmojnë për një përballje me Papa Franceskun, Thomas nuk dha përgjigjen e pritur, por përgjigjen banale: “do të japim maksimumin”. Më tej, e nxehu interlokutorin: “E kuptova se nga cili televizion jeni”. Një kanal gjerman pakëz mendjelehtë.

Ylli i Katërt

Adidas e kishte përfshirë në projektin e dizenjimit të fanelës për Botërorin: i kishin dhënë një fanelë të bardhë dhe një penel. Si do e bëje? Mueller vizatoi tre yje të ndjekur nga një pikëpyetje. Dhe poshtë tre dallgëve, atyre të oqeanit të Rios. Ajo pikëpyetje mund të fshihet sot: “Kemi ardhur për të fituar Kupën, asgjë tjetër”. Dhe fanelat, edhe pse më pas nuk u përdorën sipas idesë së tij, kanë mbaruar praktikisht. Më shumë se 2 milionë të shitura, suksesi më i madh. Edhe shefi i reklamave Herbert Hainer ka deklaruar “se i duhej një për t’ia dhuruar një miku, por kishin mbaruar”. Mban pak erë legjendë nga ato të marrëdhënieve publike, por suksesi është i pakontestueshëm. Muelleri është edhe lojtari që ka vrapuar më shumë gjatë Botërorit: 68.8 kilometra. “Edhe Messi është një që vrapon dhe për ta ndalur duhet t’i hidhemi sipër. Nuk është i ngadaltë Leo. Por ne do shkojmë përtej limiteve: të gjithë bashkë”. E rëndësishme është të fitohet, jo se si fitohet, sic ka thënë edhe Angela Merkel, udhëheqësja e të gjithë Thomas Mueller-ëve të Gjermanisë. Në rast se fitohet, më i famshmi i tyre do ta shtyjë kohën e dushit.

Leave a Reply

Back to top button