Sport

Toti dhe Roma nuk ndahen dot

Screen Shot 2016-06-08 at 10.50.59Françesko Toti dhe Roma nuk ndahen dot. Kapiteni verdhekuq ka firmosur rinovimin e kontratës deri në vitin 2017, pas takimit vendimtar që ka pasur sot me presidentin Xhejms Palota.

Palota ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm Baldisoni dhe takimi ka zgjatur rreth një orë, para se të gjithë të dilnin të qeshur nga takimi.

Në takim ka qenë edhe fotografi zyrtar i klubit, që natyrisht ka bërë fotot e rastit, por zyrtarizimi i lajmit u la pas mbylljes së bursave, pasdite vonë.

Toti ka firmosur jo vetëm për rinovimin një-vjeçar, por edhe për kontratë 6-vjeçare si drejtues, në postin e drejtorit teknik.

Në këtë mënyrë merr fund një “telenovelë”, që shpesh u bë paksa e lodhshme dhe e shëmtuar, por tani kapiteni historik realizon dëshirën e tij: do të qëndrojë te Roma e tij.

Leave a Reply

Back to top button