Sport

Traineri Olsen: Ndeshja Armeni-Shqipëri ishte e trukuar. Me siguri mban mend ndeshjen e të tijëve me Suedinë

Screen Shot 2015-10-12 at 09.33.29

Traineri i Danimarkës, Morten Olsen, e ka shprehur disa herë dhe në mënyra të ndryshme hidhërimin për ecurinë e skuadrës së tij. Sa më shumë që Danimarka humbiste njëra pas tjetrës ndeshjet dhe trepikëshat e grupit, traineri danez shpikte ndonjë shkak jashtë fushës së blertë.

Në fund, kur pas humbjes në Portugali kishte mbetur me vertëm 12 pikë, një më shumë se Shqipëria, e vetmja gjë që i kish mbetur Olsenit ishte që t’i lutej Perëndisë dhe armenëve, që këta, në vend të fundit, me një ekip nën mesataren, të ndërprisnin ëndrrën e Shqipërisë dhe të ringjallnin atë të Danimarkës së tij.

Nuk ndodhi.

Nuk ndodhi sepse Shqipëria luajti si një finale të vërtetë ndeshjen e saj të fundit të sezonit. Nuk ndodhi sepse Shqipëria, skuadra që kishte mundur Portugalinë në fushën e saj, që në Elbasan Arena vetëm në momentet e fundit i kishte shpëtuar fitorja ndaj Danimarkës së Olsenit, të cilës në Kopenhagen, në minutat e fundit pothuajse i kishte marrë fitoren, ka bërë një ndeshje të përsosur.

Por Olseni flet për pandershmëri.

Flet për shtrembërim Morten Olseni, traineri i kombëtares së Danimarkës, e cila në sytë e gjithë botës mbahet mend si pjesë e dyshes së famshme skandinave, bashkë me Suedinë, e cila në Europianin e vitit 2004, “i ra në kokë” rezultatit që u duhej, 2:2, duke eleminuar Italinë.

Ai po që ishte trukim.

Leave a Reply

Back to top button