Sport

Trajneri i danezve: Ndjej neveri për lojtarët shqiptarë

Screen Shot 2015-09-05 at 9.27.41 AMTrajneri i danezve Morten Olsen teper i nervozuar pas ndeshjes u lëshoi në një sulm direkt ndaj UEFA-s dhe kombëtares shqiptare për mungesë “fair-play”.

Tekniku danez përmendi faktin se njeriu që ngriti dronin më 14 tetorin e viti të kaluar në Beograd kishte udhëtuar për në Danimarkë dhe se kishte pozuar në një foto me lojtarët e kombëtares.

“Ndjeva neveri për foton e njeriut që ngriti dronin në Beograd me lojtarët e Shqipërisë, që e pashë para se të dilnim nga hoteli.

Ky gjest nuk ka lidhje fare me ‘fair-play’-n.

Ky gjest ma shpifi dhe e theksoj nuk është ‘fair-play’.

Ende nuk e kuptoj vendimin që mori KAS-i (që i dha Shqipërisë fitoren 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Serbinë).

Gjithashtu, nuk e kuptoj faktin që UEFA nuk reagoi fare ndaj këtij vendimi.

Kjo është anti-sportive”, – tha tejet i nervozuar Morten Olsen.

“Shqipëria në bëri presion të madh, por megjithatë krijuam disa raste, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta fituar ndeshjen.

Duhet të shohim përpara sepse jemi me pikë të barabarta.

Unë ende nuk e kuptoj vendimin që ia dha Shqipërisë tri pikë në ndeshjen kundër Serbisë.

Jam shumë i zemëruar”, ka deklaruar më tej Olsen.

Leave a Reply

Back to top button