Zodiak Ditor

Tre shenjat më me fat për sot, e martë 3 mars 2020

VIRGJERESHA

Do jeni kërkues ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes gjatë kësaj dite, por kjo në fakt do ju bëjë mirë. Ju që jeni në një lidhje do ja kaloni mirë me personin që keni në krah dhe nuk do kërkoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe gjithçka ka për t’iu ndryshuar rrënjësisht. Në punë edhe mund të mërziteni ndonjë moment nga rutina, por ama do i çoni deri në fund detyrat e dhëna. Mirë është të pranoni edhe këshillat dhe të mos nxitoheni. Në planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse keni për të mbetur me xhepat bosh shumë më shpejt nga sa mendonit.

PESHORJA

Falë Neptunit dhe Hënës imagjinata juaj do jetë shumë e zhvilluar gjatë kësaj dite. Në çdo moment do krijoni dhe nuk do mërziteni aspak. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e bukur dhe e veçante. Do ja kaloni mirë me partnerin dhe nuk do preferoni të bëni asnjë lloj ndryshimi. Ju beqarët duhet t’ia shprehin sa më shumë ndjenjat dikujt nëse doni ta bëni për vete. Në punë, duke pasur Jupiterin në krah, nuk do ju mungojnë aspak idetë nga më kreativet. Do keni edhe një vizion më të qartë për gjërat dhe do jeni më të saktë me çdo gjë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do mbetet e trazuar edhe për disa kohë. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe maturi që të mos keni probleme.

BRICJAPI

Do e keni të vështirë të refuzoni ftesat dhe kërkesat për ndihmë gjatë kësaj dite. Në fakt duke bërë shumë për të tjerët në disa momente do e harroni edhe veten. Ju të dashuruarit nuk duhet të qaheni për asgjë sepse gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni ëndërruar. Partneri do ua shprehë pafund ndjenjat. Ju beqarët do keni ndryshime rrënjësore në jetën tuaj sentimentale dhe shumë gjëra kanë për t’iu shkuar si keni dashur. Në punë dielli do ju bëjë shumë më prodhimtar dhe do realizoni shumë më shumë gjëra nga sa mund ta kishit imagjinuar edhe vetë. Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë kështu që mos u nxitoni të kryeni shpenzime pafund.

Leave a Reply

Back to top button