Zodiak Ditor

Tre shenjat më me fat për sot, e premte 8 nëntor 2019

DASHI

Të dashur miq të Dashit, shenja juaj pritet të ketë një ditë mjaft pozitive dhe në përgjithësi një fundjavë të kënaqësisë dhe qëllimeve të mëdha për t’u arritur, falë tranzitit në shenjë të Hënës. Në fakt, pas më shumë se një muaji, nuk do të jetë më kundër, dhe ky është tashmë një lajm i mirë. Sidoqoftë, ka akoma situata të ndryshme për t’u zbuluar. Dashuria gjithashtu shkon mirë, falë Venusit që ju mbron.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, të dashur miq të shenjës së Luanit, ju keni Jupiterin dhe Venusin në favor, që ju bëjnë veçanërisht pasionantë dhe tërheqës. Pra, nëse jeni beqarë, së shpejti mund të gjeni njeriun tuaj të shpirtit. Ditë të dobishme për të çuar përpara marrëdhëniet tuaja dhe për të bërë takime të reja, veçanërisht nëse jeni beqarë. Pas fillimit të një jave në rënie, ju keni rifituar energjinë dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja.

SHIGJETARI

Sipas Paolo Fox, të nderuar miq të SHigjetarit, situatat tuaja sentimentale do të shohin një përmirësim të dukshëm. Do të jeni veçanërisht me iniciativë gjatë kësaj fundjave, aq shumë sa që për beqarët takimet dhe argëtimet, janë të favorizuara. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button