Sport

Trukim i Kamerunit? Dalja me të kuqe dhe rezultati 4-0 diheshin që para ndeshjes

kamerunAutoritetet kamerunase do t’i hetojnë shtatë lojtarë të tyre, për të cilët thuhet se kanë qenë pjesëmarrës në montimin e rezultateve në Kampionatin Botëror. Federata e futbollit në Kamerun ka njoftuar se ka kërkuar nga Komiteti i Etikës që të zbulojë mashtrimet e mundshme, sidomos për humbjen prej 4-0 nga Kroacia në ndeshjen e dytë grupore. FECAFOOT (Federata kamerunase) ka lëshuar një komunikatë për shtyp përmes së cilës bën të ditur fillimin e procesit të hetimit. Spekulimet për mundësinë e montimit të rezultateve i tha mashtruesi senegalez, Wilson Raj Perumal, i cili në të kaluarën është dënuar për montim rezultatesh. Duke folur për Der Spiegel, ai tha se një lojtar do të përjashtohej me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Kamerunit, dhe pikërisht ashtu ndodhi, pasi Alex Song e goditi me bërryl Mario Mandzukicin. Po ashtu, gjatë lojës pati një incident ndërmjet dy futbollistëve kamerunas, kur Benoit Assou-Ekotto deshi ta godasë me kokë bashkëlojtarin e tij, Benjamin Moukandjo. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Back to top button