Your Life

Turizëm me pedale: destinacione fantastike për t’u parë me biçikletë

Biçikleta është një mjet transporti komod, praktik, ekologjik dhe ekonomik. Ka gati 200 vite që kur baroni gjerman Karl Freiherr von Drais krijoi një mjet me rrota për të zëvendësuar karrocat e tërhequra nga kuajt në rrugë të shkutra, por nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se shpikja e tij, e asaj kohe pa pedale, do të transformohej në një mjet sportiv dhe që do të revolucionarizonte transportin e qendrave urbane dhe rurale në të gjithë botën. Sot është e vështirë të mos merret parasysh si një aktor transformimi për qytetet e mëdha. Ka rrugën e saj, shumë sisteme transporti publik parashikojnë një vend për ta vënë, disa madje falas. Fëmijët dhe të rriturit e përdorin me kënaqësi, është edhe një mënyrë e shkëlqyer e të ushtruarit për fizikun. Një listë me qytete ku ky mjet ka gjetur përdorim mjaft entuziast vijon si më poshtë:

Kopenhagen

Një qytet biçikletash “par excelance”. Kryeqyteti danez është destinacioni i çiklistëve. Në qendër të qytetit qarkullojnë më shumë biçikleta se automjete. Qyteti ka më shume se 350 km rrugë çiklistike dhe 35% e popullatës e përdor si mjet transporti të përditshëm dhe llogariten më shumë biçikleta se banorë. Vendet për t’i marrë me qera mbijnë kudo, çmimi kushton 25 korona ora dhe biçikletat kanë një sistem GPS të veçantë për turistët.

Bordo
Ka një shërbim publik falas përmes “Maison du Velo” dhe numeron 4000 biçikleta. Po punohet që në vitin 2020 15% e popullatës të përdorë dyrrotakun. Ura me gurë ne Bordo mund të kalohet mjaft mirë nga këto mjete.

Amsterdami
Kanalet e Amsterdamit, rrugët e vogla janë ideale për biçikletat. Është qyteti me 90% të vendeve për ta parkuar dhe për t’i patur të sigurta, vende për t’i marrë me qera nga turistët. Ky qytet është klisheja më e mirë për “bike-friendly” dhe ia vlen për t’u shoqërizuar mbi dyrrotakun.

Sevilja

Një qytet në jug të Spanjës dhe ështe një nga 4 qytetet europiane më të dashura për biçikletat, pas Amsterdamit, Kopenhagenit dhe Utrehut të Hollandës. Rrugët janë të shkurtra dhe mjaft të këndshme në verë. Kanë një shërbim qiramarrjeje mjaft të lirë dhe sistem hartash mjaft specifike në ndihmë të turistëve. Një pedalim do të ishte mënyra më e mirë për të njohur qytetin dhe monumentet kryesore si Kulla e Artë, Katedralen, Kopshtet e mbretit Alkazar etj.

Rio de Zhanero
Qyteti i dytë më i populluar i Brazilit është një qytet që është ndërtuar pak nga pak dhe në këtë proces biçikleta ka luajtur një rol kryesor. Me motivimin për një zhvillim të Rios në vitin 1992 qyteti ndërtoi një numër të shumtë rrugësh posaçërisht për biçikletat përgjatë plazhit Kopakabana dhe më pas në të gjithë qytetin. Ne total qyteti numëron 300 km rrugë çiklizmi disa të ndara edhe me atë të këmbësorëve. Që nga viti 2011 në qytet ka hyrë edhe qiramarrja e tyre. Pak nga pak këto mjete po fitojnë terren në këtë qytet amerikano-jugor.

Berlini
Një nga mënyrat me të mira për të njohur qytetin gjerman është ajo me biçikletë. Ka një perimetër çiklizmi prej 890 km që mbulojnë gjithë qytetin. Është qytet i madh dhe ka mjaft histori të shpërndarë kudo. Duke e ndarë në pjesë dhe në ditë me zona, biçikleta është një lehtësim për këtë veprimtari. Plani urbanistik berlinez kërkon që 18% e lëvizjeve të kryhet me biçikletë dhe të ulë nga 32%-25% përdorimin e automjeteve për vitin 2025. Për këtë po ndërtohet një rrugë që do të qarkojë qytetin duke ndjekur rrugën e vjetër të hekurudhës dhe që të mund të qarkullohet me biçikleta. Ky qytet do të kthehet në një nga qytetet më “bike-friendly” të Europës. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button