Sport

“U tall me të gjithë dhe bëri një vrimë në ujë”

The Guardian
lackNëse të duhet një kurs se si t’i lësh të gjithë të pakënaqur, mjafton të marrësh avionin për në Gjenevë, të bësh nja 10 km përgjatë liqenit për në Nyon, të vendosesh përballë kullës së fildishtë dhe të marrësh frymë thellë, fort, që  të mbushesh me ajër. Pastaj duhet të kthehesh në shtëpi sërisht dhe vazhdon jetën si zakonisht. Duhma që sjell aromën e UEFAs nuk të lë kurrë në baltë dhe duket se ajri është goxha frymëzues këto ditë. Zotat tonë qeverisës të futbollit mund të kenë menduar se mund t’i fshiheshin  gjykimit të skenave të tmerrshme të javës së kaluar në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, por në fakt sot doli vendimi dhe  siç ishte e pritshme, askush nuk është i kënaqur.
Pas mbledhjes së shumëpritur për vendimin që do të merrej, UEFA rezulton se ka bërë një vrimë në ujë. As ka nxjerrë nga kompeticioni një ekip për një gabim administrativ me pak pasoja në garë, as nuk ka gjobitur një vend për, le të themi, thirrje raciste. Dha një rezultat 3-0. Po si surprizë në fund edhe ky vendim, avulloi. Mbaji golat Serbi, po s’të japim pikët. Një tallje e madhe për të gjithë.
Shpalli një fitues, të cilin e dënon me heqje pikësh dhe stadium pa tifozë. Të dyja federatat u gjobitën me 100.000 Euro. Pavarësisht kush kishte të drejtë dhe kush jo, me  të dy palët, UEFA dha e mori pa kuptim. Nuk pati asnjë lloj analize në këtë situatë qesharake. Si të vërtetat, ashtu dhe të gënjeshtërtat u abuzuan e keqpërdorën pa dallim, dhe sigurisht reagimi i menjëhershëm nga të dyja palët dhe simpatizantët e tyre është një pakënaqësi që gërthet se pala tjetër duhej dënuar më shumë.
Kështu pra të shohim se sa më shumë duheshin dënuar. S’po flasim për njërën palë, apo tjetrën.Nuk mbajmë anën e askujt. Po flasim për standarde. Gjobitja e skuadrave na solli në kujtesë gjobitjen e Legias së Warshavës me 80.000 Euro pasi kishte lejuar tifozerinë të shpaloste një baner  (të tmerrshëm) që kritikonte UEFA-n. “ Sepse Futbolli nuk ka rëndësi, paraja ka”, shkruante baneri në përgjigje të përjashtimit të tyre nga liga e kampioneve. Faji i Legës qe sekishte lejuar në fushë një lojtar që nuk duhet të luante dhe që luajti në fund për 4 minuta në një ndeshje që ishte fituar me kohë. 80,000 Euro ishte çmimi i lirisë së fjalës.
Në këtë kontekst 20.000 Euro më shumë për kokë për dy kundërshtarë që mes tyre (pavarësisht se cili ishte kontributi i secilit) gatuan një situatë që mundësoi dhunë thuajse të paprecedentë në një fushë futbolli të paktën këto vitet e fundit dhe që nga minuti në minutë dukej sikur do të degjeneronte në diçka edhe më keq se kaq eshte vertet pak. Mundëso një truk provokativ me sfond politik, fillo një luftë në fushë, lejo huliganë të dënuar e që nuk lejohen në fushë, të bredhin lirshëm atje: çfarëdo të ketë bërë secila nga palët, është vetëm 25% më keq se sa një baner që kritikon organizmin qeverisës të futbollit.
Nuk e kuptojmë saktësisht këtë, sepse nivelet e dënimeve të UEFA-s janë  vërtetë konfuzuese. Ajo që mbetet në fund është ndjesia e një situate të pashpresë e të pafund për të gjithë ata që janë përfshirë, sepse nëse ka një gjë që Serbia, Shqipëria dhe UEFA  duket se kanë vendosmërisht të përbashkët është një mungesë totale e aftësisë për të analizuar veten. Nëse ky është ajri që po thithim tani, mjafton që të na detyrojë të mbajmë frymën.
(shkrim satirik i gazetarit Nick Ames që mban datën 24 tetor/përgatiti Lapsi.al)

Leave a Reply

Back to top button