Sport

UEFA.com: Shqipëria refuzon të dorëzohet para Danimarkës (FOTO)

1

Danimarka dështoi në përpjekjen për të kaluar Portugalinë në krye të Grupit I kualifikues për në Euro 2016, teksa një Shqipëri e vendosur refuzoi të përkulet në Kopenhagen.

Traineri vendas, Morten Olsen, nxorri “një lepur nga kapelja”, kur i ofroi debutimin 20-vjecarit Pione Sisto, dhe lojtari anësor i Midtjyllandit tregoi se premton shumë gjatë pjesës së parë. Pas 15 minutash, ai pati rastin e parë të ndeshjes, dhe pavarësisht se arriti të kalojë mbrojtësin dhe kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, gjuajtja e tij nuk shkoi dot përtej duarve të portierit Ertrit Berisha.

Edhe vizitorët nuk qëndruan duarlidhur, patën rastet e tyre, dhe goditja e Sokol Cikalleshit detyroi portierin SHmajkel të mundohet shumë për të shpëtuar portën e tij.

Olseni u përpoq të rrisë presionin e skuadrës së tij në pjesën e dytë të ndeshjes, duke futur të dy golashënuesit e fitores së qershorit kundër Serbisë, Jusuf Polsenin dhe Jakob Polsenin. Kjo e anoi disi ekuilibrin nga Danimarka, dhe ekipi viking e rriti presionin ndaj portës së Beirshës.

Nicklas Bendtner pa një top t’i bllokohej në momentin e fundit nga Ansi Agolli, tetë minuta para fillimit të pjesës së dytë, përpara se Nicolai Jorgensen të vijonte me një seri shansesh. U duk sikur i dha kryesimin palës pritëse, kur goditja me kokë pas një goditjeje këndi nga Jakob Poulseni po shkonte në rrjet. Megjithatë, Berisha e shpëtoi sërish portën në sekondën efundit.

Danimarka e rriti presionin deri në fund, por megjithatë, shansin e artë për të shënuar dhe fituar e kishte Odise Roshi i Shqipërisë, i cili pas një sprinti të gjatë në kohën shtesë, u përball me portierin Shmajkel. Pritja e këtij të fundit i mohoi tre pikë Shqipërisë, si dhe u mundësoi një pëshpërimë lehtësimi të pranishmëve që mbështesnin Danimarkën./Bota.al

3 2 1 5 4

Leave a Reply

Back to top button