Sport

UEFA ka vetëm një fjalë për Shqipërinë!

Screen Shot 2016-06-20 at 1.01.52 AMNuk ka munguar as urimi i UEFA-s për fitoren e Shqipërisë. Menjëherë në përfundim të ndeshjes federata e futbollit europian ka uruar Shqipërinë fitoren me një mesazh të thjeshtë por shumë domethënës.

“Bravo Federata Shqiptare e Futbollit”, shkruan organi më i lartë sportiv europian. Nuk kanë munguar urimet e UEFA-s edhe më parë për tifozerinë e jashtëzakonshme shqiptare, për sportivitetin dhe mënyrën e sjelljes në stadium para dhe pas ndeshjes. Tashmë duhen pritur ndeshjet e tjera dhe të shpresojmë se do të kualifikohemi për të përjetuar emocione të tjera, ndoshta më të fuqishme se këto që kemi përjetuar. Nga sot mbrëma nisin nisin ndeshjet e grupeve të tjera dhe do të nisin të konturohen edhe ekipet që do të kualifikohen dhe të tretat që shpresojnë të kalojnë më tej.

Situata është e tillë që janë të shumta ekipet në valle, por ndoshta fati do të na buzëqeshë edhe një herë për të luajtur për herë të parë në historinë e futbollit tonë, në turin tjetër të një europiani, që deri tani dukej mirazh, por mund të rikthehet të na emocionojë.

Leave a Reply

Back to top button