Sport

UEFA nis hetim ndaj Shqipërisë

Screen Shot 2016-06-20 at 15.37.29Tifozët shqiptarë janë bërë sërish protagonistë, por këtë radhë për sjellje josportive.

Komisioni i Disiplinës i UEFA-s ka hapur një procedim disiplinor ndaj FSHF-së edhe për ndeshjen e Shqipërisë kundër Rumanisë. Akuza është për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve të forta si dhe pushtimin e fushës nga persona të paautorizuar të cilët dëshironin të festonin me kuqezinjtë në fund të takimit.

Data në të cilën do të merret vendimi për këtë rast nuk është përcaktuar ende. Ndërkaq, Shqipëria do të mësojë nesër dënimin e saj për incidentet e ndeshjes me Zvicrën, ku tifozët ndezën një fishekjzarr dhe hapën një banderolë për Çamërinë.

Leave a Reply

Back to top button