Enigma

UFO-t erëndyrë të Madhërisë së Saj

Atëherë kur Anglia u pushtua prej disqeve fluturues

screen-shot-2016-11-22-at-11-48-11

Mëngjesin e 4 shtatorit 1967, anglezët patën një zgjim të shëmtuar: u ngritën në mëngjes të bindur se po pushtoheshin prej jashtëtokësorëve. Mes Clevedonit, një qytezë pranë Bristolit dhe ishullit të Sheppeyt, përgjatë një vije imagjinare të përsosur dhe në një distancë prej disa orësh, u gjetën gjashtë disqe fluturues të vendosur përtokë.

Nga qielli

Ishin me ngjyrë gri dhe kishin një diametër prej një metër e gjysmë, si dhe lëshonin një lloj sinjali bip-bip. Fillimisht u mendua se ishin dicka që u humb aksidentalisht nga një aeroplan. Por më pas u bë e qartë se askush nuk kishte parë dicka të ngjashme më herët: vetë autoritetet nuk dinin se si të vepronin. Një skuadër nga ushtria hodhi në erë një prej tyre, dhe prej aty doli një erë shumë e keqe vezësh të prishura. Ndërhynë policia, ushtria, aeronautika dhe shërbimet e fshehtë.

Bamirëri

Për 24 orë u mendua se kishin zbritur alienët, deri kur disa studentë në një kolegj në Farnborough (Hampshire), me në krye 22-vjecarët Chris Southall dhe Roger Palmer, pranuan se ishte vepër e tyrja: një mënyrë për t’i bërë publicitet një mbledhje fondesh. Nuk pat asnjë denoncim, dhe një gazetë madje u ofroi atyre para, në këmbim të një ekzemplari. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button