Shkence

Universi i parë me sytë e Albert Einsteinit

screen-shot-2016-09-09-at-10-23-32Zbulimi valëve gravitacionale është duke e ndryshuar perceptimin tone për Universin dhe këtë është duke e bere përmes “syzeve” te Einstein-it. Dy grupe te pavarura, një ne Europe dhe një tjetër ne SHBA, e kane treguar këtë përmes dy eksperimenteve mbështetur ne teorinë e relativitetit.

Simulimet eksperimentale te realizuara nga Eloisa Bentivegna, e Universitetit te Catania-s dhe Istituto Nazionale di Fisica Nucleare (Infn) ne Itali, te Marco Bruni, ne Universitetin britanik te Portsmouth-it, dhe një grupi te koordinuar nga James Mertens, ne Case Western Reserve University, ne Cleveland, Ohio te SHBA-se, kane treguar se Universi është jo i një trajtshëm (inhomogeneous), si nga pikëpamja e densitetit, ashtu dhe nga shpejtësia e zgjerimit.

Ne disa pika ai është ka densitet me te vogël dhe ne disa te tjera me te madh dhe ne këto te fundit, terheqja gravitacionale mes materies krijon struktura te tilla si galaksitë dhe grupime galaksishë. Është pikërisht kjo mungese një trajtshmerisë, qe kushtëzon zgjerimin e Universit. Ne pikat me densitet me te vogël, shpejtësia e zgjerimit është 30% me e madhe sesa mesatarja e Uniersit.

Modele e tilla, gjithnjë e me shume te detajuara, ndihmojnë për te përmirësuar teorinë dhe interpretuar me mire rezultatet e observacioneve ne lidhje me shpërndarjen e materies, te cilat gjithsesi do te jene edhe me te sakta pas misioneve te ardhshme hapësinore.

Ne themel te saj qëndron fakti se Universi është relativ,  ai ka filluar me Big Bang-un dhe është ne gjendje te lakoje dritën, ashtu sikurse u pa dhe u vërtetua pas zbulimit te valëve gravitacionale. Megjithatë, ekuacioni i relativitetit mbetet për fat te keq ende një problem i vështirë për tu zgjidhur.

Leave a Reply

Back to top button