Thenie

Urtësi dhe humor, shprehje motivimi, siç di të bëjë vetëm Mark Tueini

Screen Shot 2016-05-14 at 20.47.19

  1. Sekreti për të ecur përpara është që të hedhësh një herë hapin e parë.
  2. Sa herë e gjen veten në anën e shumicën, është koha të reflektosh.
  3. Nëse thua të vërtetën, nuk ke pse mban mend asgjë.
  4. Mijëra gjeni jetojnë dhe vdesin të pazbuluar – nga vetja e tyre, ose nga te tjerët.
  5. Kurrë mos bëj debat me budallenj, ata të tërheqin në nivelin e tyre dhe pastaj të mundin me eksperiencë.
  6. Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.
  7. Mos shko të thuash që bota të ka borxh jetën. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ka qenë këtu para teje.
  8. Frika e vdekjes pason frikën e jetës. Një njeri që jeton plotësisht është i përgatitur të vdesë në cdo kohë.
  9. Ai që nuk lexon nuk ka aspak avantazh mbi atë që nuk mundet të lexojë.
  10. Veprimet flasin më fort se sa fjalët, po jo aq shpesh.
  11. Jeta do të ishte pafundësisht më e lumtur, nëse ne do të lindnim në moshën 80 vjec dhe pastaj dalëngadalë do i afroheshim të tetëmbëdhjetave.
  12. Klasiku – një libër të cilin njerëzit e vlerësojnë dhe nuk e lexojnë.
  13. Kam patur shumë meraqe në jetën time, shumica e të cilëve as nuk ndodhën.
  14. Gënjeshtra bën gjysmën e botës, ndërkohë që e vërteta po lidh këpucët.
  15. Mirësia është gjuha që shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë.
  16. Kurajo është rezistenca ndaj frikës, zotërimi i frikës – jo mungesa e frikës.
  17. Që të marrësh vlerën e plotë të gëzimit, duhet të kesh dikë që ta ndash.
  18. Kurrë mos ua thuaj të vërtetën njerëzve që nuk janë të denjë për të.
  19. Eshtë më mirë të mbash gojën mbyllur e të lësh njerëzit të mendojnë se je budalla, se sa ta hapësh dhe të heqësh gjithë dyshimet.
  20. Nuk mund të varesh nga sytë e tu, kur imagjinata jote është jashtë fokusi.
  21. Kurrë mos lejo që dikush të jetë prioriteti yt, ndërkohë që e lë veten të jesh një opsion për ta.
  22. Nuk kisha kohë të shkruaja një letër të shkurtër, kështu që në vend të kësaj shkruajta një letër të gjatë.
  23. Unë nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur me miliona e miliona vite para se të lindja, dhe nuk kam pasur as vuajtjen më të vogël prej kësaj.
  24. Cdo gjë e ka një limit. Xeherori i hekurit nuk mund të bëhet flori.
  25. Bankieri është një zotëri që të jep borxh cadrën e tij, atëherë kur dielli shkëlqen, por kërkon t’ia rikthesh kur fillon shiu.
  26. Kur je i zemëruar numëro deri në katër. Kur je shumë i zemëruar, shaj.
  27. Praktikisht ekzistojnë dy lloje njerëzish: Ata që arrijnë gjëra dhe ata që bëjnë sikur arrijnë gjëra. Grupi i parë është më i pakët në numër.
  28. Mos u nis me iluzione. Kur ata të kenë ikur, ti mund të ekzistosh ende, por ke pushuar së jetuari.
  29. Zemërimi është një acid që mund të bëjë më shumë dëm në enën ku ndodhet, se sa mbi cdo gjë tek e cila hidhet.
  30. Karakteri i një njeriu mund të mësohet prej mbiemrave që ai përdor zakonisht në një bisedë.
  31. Mungesa e parasë është rrënja e gjithë të këqiave.
  32. Fjala e duhur mund të jetë e efektshme, por asgjë nuk ka qenë ndonjëherë më e efektshme, se sa një pauzë në momentin e duhur.
  33. Raca njerëzore ka vetëm një armë me të vërtetë të efektshme dhe kjo është e qeshura.
  34. Cdonjëri prej nesh është një Hënë, dhe ka një anë të errët që nuk ia tregon askujt.
  35. Pjesë e sekretit të një suksesi në jetë është të hash atë që të pëlqen dhe të lësh ushqimin të grindet brenda.
  36. Vetmia më e keqe është të mos jesh rehat me veten.
  37. Burimi i fshehtë i humorit nuk është gëzimi, por trishtimi; nuk ka humor në Parajsë.
  38. Nga të gjitha gjërat që kam humbur, ajo që më mungon më shumë është mendja ime.
  39. Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë dita kur ke lindur, dhe dita kur ke mësuar përsenë.
  40. Kur je në dyshim, thuaj të vërtetën.

Leave a Reply

Back to top button