Thenie

“Demokracia funksionon, kur ata që vendosin janë dy vetë, dhe njëri prej tyre është i sëmurë”. Urtësi përmes ironisë

Demokracia funksionon, kur ata që vendosin janë dy vetë, dhe njëri prej tyre është i sëmurë.

(Uinston Çërçill)

Italianët i humbasin ndeshjet e futbollit si të ishin luftëra, dhe humbin luftërat si të qenë ndeshje futbolli. (Uinston Çurçill)

Kur dua të di se çfarë mendon Franca, pyes veten time. (Sharl de Gol)

Pse në shtëpinë time qëndrojnë të varura pikturat e mia? Sepse s’kam para për t’i blerë! (Pablo Pikaso)

Çdo ditë lexoj listën e revistës “Forbes”, mbi njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk gjendem në të, shkoj të punoj.(Robert Orben)

Varfëria është falas (Leo Longanesi)

Nuk dua të arrij pavdekësinë me veprat e mia. Dua ta mbërrij atje duke mos vdekur. (Udi Alen)

Gjyshi im ishte një njeri i parëndësishëm. Në varrimin e tij, makina e funeralit ndiqte makinat e tjera. (Udi Alen)

Gjyshi im ishte aq shumë agresiv dhe arrogant, sa që mbi varrin e tij poshtë fotos, ishte shkruar:Ç’dreqin ke që sheh!?” (Daniele Lutaci)

Krevati është vendi më i rrezikshëm në botë. Tetëdhjetëpërqind e njerëzve vdesin pikërisht aty. (Mark Tuein)

Kur mjeku na nxit të kemi kurajë, është pikërisht momenti kur e humbasim atë. (Roberto Gervazo)

Dentisti është një prestigjator, që pasi ka vendosur një copë metali në gojën tuaj, nxjerr paratë nga xhepat tuaj. (Ambros Birs)

Të gjitha zbulimet në mjekësi mund të reduktohen në një formulë të shkurtër:“uji, i pirë në mënyrë të moderuar, nuk është i dëmshëm” (Mark Tuein)

Bëj gjithnjë gjënë e duhur; do të lumturosh disa njerëz, do çuditësh të tjerët. (Mark Tuein)

“Ah! Sikur koha të ndalej i dashur”. “Edhe kjo na duhet, kështu banka s‘do të na paguajë më interesin e depozitës” (Altan)

Zotërinj, kush ka diçka për të thënë, të dalë përpara dhe ta qepë! (Karl Kraus)

Burgu:përveç të domosdoshmes, nuk mungon asgjë tjetër. (Sasha Zhitri)

Leave a Reply

Back to top button