Thenie

URTESIA E TE MEDHENJVE / Fjalë të ndjera nga Balzaku

Screen Shot 2015-09-03 at 10.38.10 PM

  • Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen
  • Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur
  • Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes
  • Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur
  • Shumica e bashkëshortëve më kujtojnë një orangutang që përpiqet t’i bjerë violinës
  • Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithcka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona
  • Dashuria është poezia e shqisave
  • Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, se sa perla
  • Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit
  • Prapa cdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh
  • Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë
  • Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua
  • Vetmia është e mirë, por gjithësesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë
  • Mencuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë
  • Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e cfarë celësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?
  • Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!
  • Cfarë është arti? Natyra e përqëndruar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button