Thenie

URTESIA E TE MEDHENJVE / Napoleon Bonaparti ka gjithmonë diçka për të thënë…

Screen Shot 2015-09-11 at 2.39.09 PM

  • Një udhëheqës është një shpërndarës i shpresës
  • Historia është versioni i ngjarjeve të të kaluarës, për të cilat njerëzit kanë rënë dakord
  • Ambicia e madhe është pasioni i një karakteri të madh. Ata që e kanë, mund të kryejnë akte shumë të këqia, ose shumë të mira. Gjithcka varet prej parimeve që i udhëheqin
  • Në politikë, budallallëku nuk është handikap
  • Një burrë i fortë, është ai që ka vullnetin të ndërpresë komunikimin mes shqisave dhe mendjes
  • E pamundur është një fjalë që mund ta gjesh vetëm në fjalorin e budallenjve!
  • Nëse do të jesh një sukses në botë, premto gjithcka dhe mos jep asgjë
  • Kurrë mos e ndërpri armikun tënd, kur ai është duke bërë një gabim
  • Kuraja është si dashuria; duhet të ketë shpresë, që të ushqehet
  • Mencuria e vërtetë është një vendosmëri e palëkundur
  • Feja është ajo që i mban të varfërit, që të mos vrasin të pasurit
  • Fushëbeteja është një skenë kaosi konstant. Fituesi është ai që do të marrë kontrollin e atij kaosi, të të tijve, dhe të armikut
  • Pushteti është dashnorja ime. Kam punuar aq shumë për ta fituar, saqë nuk mund të lë askënd që të ma marrë
  • Vetëm dy forca i bashkojnë njerëzit: frika dhe interesi
  • Nuk duhet të luftosh shumë shpesh me të njëjtin armik, përndryshe do i mësosh artin tënd të luftës
  • Muzika është forca që na thotë se raca njerëzore është më e madhe nga sa e di ajo veten
  • Ka vetëm dy forca në botë, shpata dhe shpirti. Në afatgjatë, shpata do të pushtohet gjithmonë prej shpirtit
  • Nuk ka aksident. Eshtë thjeshtë fati, i emërtuar gabim
  • Unë jam ndonjëherë dhelpër, dhe ndonjëherë luan. I gjithë sekreti i qeverisjes qëndron, tek të diturit kur të jesh njëri, dhe kur tjetra
  • Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin
  • Kur njerëz të vegjël përpiqen të bëjnë gjëra të mëdha, ata përfundojnë gjithmonë duke i reduktuar ato në nivelin e mediokritetit të tyre
  • Më shumë duhet të trembesh prej katër gazetave armiqësore, se sa prej një mijë bajonetave
  • Ai që ka frikë se mos pushtohet, është e sigurtë që do të humbasë
  • Kura më e mirë për trupin është një mendje e qetë
  • Burrat marrin në konsideratë vetëm nevojat e tyre; asnjëherë aftësitë e tyre
  • Unë nuk mund të bindem më. E kam shijuar komandën, dhe nuk heq dot dorë prej saj
  • Revolucioni është një ide, e cila ka gjetur bajonetat e saj
  • Mes atyre që nuk u pëlqen shtypja, ka shumë që pëlqejnë të shtypin
  • Mënyra më e sigurtë që të mbetesh i varfër, është që të jesh i ndershëm
  • Mënyra më e mirë që të mbash fjalën, është që të mos e japësh
  • Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli si dhënësi universal i jetës, do të ishte Perandia ime.

Leave a Reply

Back to top button