Enigma

Varja e papritur e të burgosurit. A do të mund të zgjidhet ndonjëherë ky paradoks?

screen-shot-2016-09-15-at-10-56-54

Paradoksi i varjes së papritur paraqet një problem të famshëm që ende nuk është zgjidhur. Pavarësisht një interesi jo të vogël nga shkolla të ndryshme të mendimit, zgjidhja përfundimtare ende nuk është gjetur. Paradoksi është ky: Eshtë një i burgosur që pret të ekzekutohet. Roja i thotë të burgosurit se do të varet në drekë në një ditë të javës, por nuk i thotë ekzaktësisht kur, me qëllim që ai të jetë i befasuar mëngjesin e ekzekutimit. I burgosuri e përjashton të premten, për shkak se nëse do të ishte gjallë në drekë të enjten, një ekzekutim të premten nuk do të vinte si surprizë. Dhe përderisa nuk mund të varet të premten, i burgosuri përjashton edhe të enjten, sepse po të ishte gjallë në drekë të mërkurën, një ekzekutim të enjten nuk do të ishte surprizë. Sipas po kësaj logjike, i burgosuri përjashton të gjithë ditët e tjera të javës. Megjithatë, kur i burgosuri u ekzekutua të mërkurën, ai ishte krejt i befasuar. Ku ishte e meta në logjikën e të burgosurit? Ky paradoks është quajtur një problem i rëndësishëm për filozofinë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button