Your Life

Vdes ngadalë ai që…

sea

Vdes ngadalë ai që bën çdo ditë të njëjtat rrugë, ai që nuk ndryshon marsh, ai që nuk riskon dhe nuk ndërron ngjyrën e veshjeve, ai që nuk flet dhe ai që nuk njeh.

Vdes ngadalë ai që shmang një pasion, ai që preferon më shumë të zezën se sa të bardhën dhe që preferon më shumë pikat mbi “i”, se sa një tërësi emocionesh, pikërisht ata që bëjnë të shkëlqejnë sytë, ata që e shndërrojnë mërzitjen në buzëqeshje, ata që bëjnë të rrahë zemra, përballë gabimeve dhe ndjenjave.

Vdes ngadalë ai që nuk përmbys tryezën, ai që është i palumtur në punë, ai që nuk riskon sigurinë për pasigurinë në ndjekje të një ëndrre, ai që të paktën një herë në jetë, vendos të mos zbatojë këshillat me mend.

Vdes ngadalë ai që nuk udhëton, nuk lexon, nuk dëgjon muzikë, nuk gjen hijeshinë tek vetvetja.

Vdes ngadalë ai që shkatërron dashurinë e tij, ai që nuk lejon ta ndihmojnë; kush i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij, apo për shiun që nuk pushon.

Vdes ngadalë ai që e braktis një projekt para se ta fillojë, ai që nuk bën pyetje për temat që nuk i di, ai që nuk përgjigjet kur e pyesin për diçka që e di.

Duhet shmangur vdekja me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë, kërkon një përpjekje shumë më të madhe, se sa thjeshtë të marrësh frymë. (M.Medeiros)

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button