Sport

Vendi i tretë, ja si kualifikohet Shqipëria

Screen Shot 2016-06-16 at 14.14.28

Franca është skuadra e parë në Kampionatin Europian e cila me fitoren e djeshme ndaj Shqipërisë siguroi kualifikimin për në fazën tjetër.

Në Grupin A, Zvicra provizorisht renditet e dyta e cila në ndeshjen e fundit pritet të kualifikohet për fazën tjetër.

Por, këtë edicion nuk futen vetëm 2 vendet e para pasi është një format krejt tjetër duke i dhënë mundësi edhe 4 ekipeve më të mira të cilat do të renditen në vendin e tretë.

Në ndeshjen kundër Rumanisë e cila do të zhvillohet ditën e diel duhet patjetër të fitojmë dhe të marrim 3 pikë në mënyrë që të sigurojmë vendin e tretë.

Në rast fitoreje ndaj Rumanisë duhet të kombinohet me shpresën që kombëtaret e tjera të cilësuar si të ‘treta’ të marrin sa më pak pikë.

Me shumë mundësi nëse arrijmë të fitojmë ndaj Rumanisë jemi me një këmbë në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pra me 80% sepse pjesëmarrësit tjerë nëpër grupe vështirë marrin pikët që u duhet kur dihet se ka shumë kombëtare favorite./Syri

Leave a Reply

Back to top button