Nunc est Bibendum

Verë dhe futboll

Screen Shot 2016-06-23 at 07.52.42Është kohë kampionati dhe ndoshta dy këshilla mbi verëra për të shoqëruar mbrëmjet tuaj, teksa bëheni njësh me ekranin, do ishte disi më e dobishme, por e cilësojme gjithsesi interesante për lexuesin e Nunc est Bibendum një marrëveshje, që ka marrë jetë pak ditë para fillimit të kampionatit evropian, mes një klubi legjendar futbolli dhe një kantine përtej oqeanit – duke e bërë këtë të fundit të parin partner zyrtar vere të një klubi të Premier League-s – e që s’mund ta linim pa përmendur.

Në fakt edhe referendumi i ditës së nesërme në Britaninë e madhe me rrjedhojat e tij, sjell me vete jo pak implikacione për dinamikat globale lidhur me verën, po për momentin le të presim e të shohim.

Marrëveshja globale në fjal, e cila do të zgjasë tre vjet, e nënshkruar së fundmi si pjesë e fushatës së marketingut “Living La Vida 120” të prodhuesit kilian të verës, kantinës Santa Rita, ka për qëllim të nxisë shitjen e verërave të saj në tregjet kryesore për shoqërinë, në Amerikën Latine, Azi, Evropë dhe Afrikë.

Ekipi i parë të Arsenalit do t’i dedikojë mjaft nga koha e tij shoqërisë – përfshirë këtu edhe kilianin ndërkombëtar Alexis Sanchez – duke e promovuar sa më shumë ngjarjen, si dhe duke pasur akses në platformat online të Arsenalit për të arritur tifozët e futbollit në mbarë botën.

Santa Rita-s do t’i mundësohet po ashtu një qasje edhe ndaj nga ish-lojtarëve legjendarë të klubit për të zhvilluar aktivitete në Emirates Stadium, fusha-shtëpi për Arsenalin, ku verërat Santa Rita do të jetë në dispozicion për tifozët.

Sipas drejtuesve të santa Rita-s marrëveshja jo vetëm që hap mundësi të reja për industrinë kiliane verës, por gjithashtu siguron një platformë nga e cila ne mund të arrihen të gjitha qoshet e globit, me verërat e kantinës Santa Rita.

Duke qenë se të dy partnerët tashmë festojnë një histori që daton që në vitet 1880, ata besojnë se marrëdhënie do të jetë e gjatë dhe e frytshme. /Andi Qinami

Leave a Reply

Back to top button