Sport

Vërshojnë reagimet e hidhërimit për Johan Krujfin, nga e gjithë bota e futbollit

2

Bota e futbollit ka nisur të shprehë hidhërimin për vdekjen e legjendës holandeze, johan Krujf, i cili sot humbi jetën me kancerin, në moshën 68 vjeç. Ja disa prej reagimeve.

“Do të të duam gjithmonë, Johan. U prehsh në paqe!”

FC Barcelona

“Si futbollist dhe trainer, ti ndryshove historinë e klubit tonë. Faleminderit Johan”

Josep Bartomeu, President i Barcelonës

“Ishe shumë i madh, për t’u harruar ndonjëherë…”

Patrik Klaivert

“Mendimet dhe dashuria ime shkojnë për miqtë dhe familjen e jo vetëm njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, por edhe një prej njerëzve më të mirë që mund të takoje… Sot, futbolli humbi një hero të vërtetë. U prehsh në paqe”

Dejvid Bekam

“E trishtë të dëgjoj që Johan Krujfi ka vdekur. Futbolli ka humbur një njeri që bëri më shumë për ta bërë lojën të bukur, se kushdo tjetër në histori”.

Geri Lineker

Traineri im i parë jashtë vendit, një prej më të mirëve që kam patur. Një njeri shumë i rëndësishëm në karrierën time. Kjo ishte humbje e madhe”.

Luis Figo

Sa lajm i trishtë për Johan Krujfin. Një njeri i madh, që transformoi futbollin. Ngushëllime familjes dhe miqve”

Lotar Mateus.

“Lamtumirë njërës prej legjendave të të gjitha kohëve në futboll. Lojtar dhe trainer, që ishte përpara kohës së tij. U prehsh në paqe Johan Krujf”

Sergio Ramos

“14” nuk do të jetë më kurrë njësoj. U prehsh në faqe Johan Krujf”

Ksabi Alonso

Leave a Reply

Back to top button