Kulture

Vërtetë shumë kryevepra nuk shihen nëpër muze?

Po, këto janë vepra që u përkasin koleksionistëve privatë dhe janë të ekspozuara rrallë për publikun. Ka shumë piktura të Rembrandtit në duar private, siç është Portreti i Jan Six (1654), një pikturë në vaj e vlerësuar gati 300 milionë euro, që i përket një holandezi. Disa kryevepra nga Caravaggio nuk janë të ekspozuara për publikun, siç është Konvertimi i Saulit (1600) për familjen romake Odescalchi. Mbeten të “fshehura” kryeveprat e Titianit (Portret i të riut, 1515-1520, Portret i Laura Diantit, 1520-25), Botticellit (Nastagio degli Onesti, episodi i katërt, 1483), Leonardos (Salvator Mundi, 1500-10, aktualisht në Nju Jork), Diego Velazquez, Hans Holbein i Riu, Uilliam Turner, El Greco.

Në mesin e kryeveprave moderne të “fshehura” në banesa private, disa janë shumë të njohura, siç është rasti e Lojtarëve me letra (1892-93) nga Paul Cézanne, në pronësi të Emirit të Katarit, apo Endrra (1932) nga Picasso, që i takon miliarderit amerikan Steven A. Cohen, si dhe Autoportreti me veshin e lidhur me llullë i Vincent van Gogh (1889), pikturë me vaj në pronësi të familjes së pronarëve grekë të anijeve Niarchos. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button