Motivuese

Vetëm kur të kuptosh se sa vlen, do të marrësh gjërat që ke dashur gjithmonë

Do të vijë koha kur do të duhet të ndaloni së ndjekuri të tjerët, të humbni kohën prapa njerëzve dhe situatave që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Do t’i kushtoheni ekskluzivisht gjërave që ju bëjnë të lumtur, atyre që ju bëjnë të ndjeheni të gjallë.

Ai moment kur e kuptoni që të thuash jo është ndonjëherë gjë e mirë, dhe marrja e kohës për t’i kushtuar vetes nuk ju bën një egoistë, përkundrazi, ju lejon të arrini atë qetësi që do t’ju bëjë të ndjeheni mirë edhe me të tjerët.

Do të ndërgjegjësoheni se gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj jeni vetëm ju. Dhe kur ta kuptoni, jeta do t’ju japë gjithçka që keni ëndërruar gjithmonë. Sepse kur i jepni vetes atë që meritoni, ju tërhiqni atë që ju bën të lumtur.

Quhet ligji i tërheqjes, dhe është ai që ju mëson se jeta ju jep saktësisht atë që kërkoni, vetëm nëse jeni në gjendje t’i komunikoni asaj ndjenjat tuaja më të thella, dëshirat më të fshehura. Për shkak se ju vleni më shumë seç mund ta imagjinoni, por nëse nuk e kuptoni, do të përfundoni në mënyrë të pashmangshme të kënaqeni me atë që ju ndodh.

Por nuk mund ta lejoni këtë, nuk është e drejtë për ju ose jetën tuaj. Ju duhet të ndiqni ëndrrat tuaja, ju duhet të vendosni synime dhe t’i arrini ato, edhe nëse të tjerët presin që të veproni ndryshe. Dhe kur e bëni këtë, kur e jetoni jetën sipas rregullave tuaja, jeta juaj e përditshme do të pushtohet nga dashuria, respekti dhe qetësia, nga ai gëzim i papritur që do të mbushë madje edhe honet më të errëta në të cilat keni humbur veten shumë herë.

Kur mësoni të njihni vlerën tuaj, të respektoni veten, të doni të metat tuaja, më shumë se pikat tuaja të forta, gjithçka përreth jush do të ndryshojë dhe si me magji, do të bëheni protagonistë absolutë dhe unikë të një bote, që ka pamjen për të cilën keni ëndërruar gjithmonë, si në një përrallë.

Do tërhiqni vetëm gjëra të bukura, suksese personale dhe profesionale dhe do të rrethoheni me njerëz që do t’ju duan saktësisht ashtu siç jeni, sepse ata do të dinë të shohin dritën e veçantë që keni brenda.

Sepse kur i jepni vetes atë që meritoni, arrin atë që vërtet dëshironi, dhe në atë moment asgjë dhe askush nuk mund t’ju ndalojë më. Dhe do të jetë në atë moment që ju do të kuptoni se sa ju vleni, sepse do të shkëlqeni, ashtu si vetëm ju dini të bëni. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button