Sport

VIDEO/ Portieri afrikan shënon golin e vitit, në pritje të çmimit ‘Puskas’

Oskarine Masuluke, është një portier për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar më parë, por me golin që ka shënuar, ai është një nga konkurrentët për të qenë fitues i çmimit FIFA Puskas.

Masuluke ishte portier i skuadrës Baroka, e cila sapo ishte ngjitur në elitën e futbollit të Afrikës së Jugut. Goli spektakolar është shënaur në nëntor të vitit të kaur, por është kthyer në vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit. Në një goditje nga këndi, topi shkoi drejt portierit vendas të Orlando Pirates, dhe ky i fundit e grushtoi por nuk e largoi siç duhet nga zona. Sfera ishte pranë Oskarine Masuluke, dhe në një pozicion ku nuk mund të shihte portën, godet me një rofeshatë, dhe shënon kështu një gol fantastik.

Të hënën, ai do të marrë pjesë në Londër, në ceremoninë e organizuar nga FIFA për të ndarë çmimet e rreth vitit të kaluar.

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x65mdyu

Leave a Reply

Back to top button