Video

VIDEO / Shikoni çfarë mrekullie arkeologjike ka zbuluar stuhia në Peru

stuhiaEra e fortë dhe stuhia e rërës që goditi shkretëtirën Nazca në Peru, ka zbuluar një mrekulli arkeologjike të paparë më parë. Shkencëtari dhe piloti Heran Eduardo Gomez de la Torre ka vënë re vizatime të reja javën e kaluar, ndërsa fluturonte mbi shkretëtirëe Perus. Ai beson se geoglifi tregon një gjarpët të gjatë 60 metra dhe katër metra të gjerë, e cila ndodhet pranë zogut të famshëm. Përveq gjarpërit aty janë zbuluar edhe vizatime të zogjve të tjerë, si dhelinja dekorative, transmeton TetovaSot. “Ky është një moment i ri në përpjekjet tona për të mësuar në lidhje me Nazca e lashtë“, thaarkeologu Robben Garcia Sota. Ai dhe kolegët e tij tani janë duke u përpjekur për të përcaktuar nëse vizatimet që janë zbuluar në zonë, korrespondojnë me kulturën Parakas e cila në Peru është paraqitur nga vitin 800-të deri në 100-të para erës sonë. Linjat e Nazca-s, përndryshe mbulojnë një sipërfaqe prej 450 kilometra katrorë, dhe besohet të ketë qenë e krijuar mbi një mijë vjet, nga viti 500-të para erës sonë deri në vitin 500 të erës sonë.

https://www.youtube.com/watch?v=kJxikHH58nM

 

Leave a Reply

Back to top button