Nunc est Bibendum

Vreshti shkon në Kozmos

3_grappe-de-raisin-1

Nga Andi Qinami

Në hapësirë mesa duket nuk hidhen vetëm qentë e njerëzit, por edhe “prindi i verës”, siç ka ndodhur së fundmi… e në këtë pikë kureshtja bëhet thuajse maksimale për ne të Nunc Est Bibendum.

Në 15 shtator Kina hodhi në hapësirë, mbi një raketë kozmike ku transportoheshin llojet “Cabernet”, “Sauvignon”, “Merlot” e “Pinot Noir” të rrushit, gjatë festimeve të festivalit kinez të Mesit të Vjeshtës.

Kështu raporton DecanterChina.com e po sipas këtij burimi, hardhitë e reja kanë udhëtuar në bordin e një “pallati kozmik”, i quajtur Tiangong-2, ndërtuar rishtazi e që ka funksionin e një laboratori. Ky është pjesë e një programi hapësinor me ekuipazh krejt kinez, i cili fillimisht ishte planifikuar të lëshohej gjatë vitit 2015.

Shkencëtarët kinezë shpresojnë se rritja për një kohë të shkurtër e vreshtit në hapësirë, do të shkaktojë mutacione që mund të bëjnë bimën më të përshtatshme për klimën e ashpër të disa rajoneve kineze, ku po punohet për zhvillimin e vreshtarisë.

Ajo çka duan të vërejnë shkencëtarët në veçanti, është nëse mutacionet gjenetike që mund të verifikohen në hapësirë, e bëjnë rrushin më rezistent ndaj të ftohtit, thatësirave e disa viruseve të caktuar.

Kultivuesit kineze në rajone të tilla si Ningxia hasin shumë vështirësi nën kujdesin ndaj vreshtit, e shpeshherë atyre u duhet t’i fusin në dhe vreshtat e tyre gjatë dimrit, për t’i mbrojtur nga temperaturat e ulëta.

Rrushi “kozmonaut” vinte nga një fidanishte e ndodhur në rajonin e Lindjes së Helan Mountain Ningxia-së, një nga rajonet më të njohur të Kinës për prodhimin e verës cilësore.

Sipas Administratës Kombëtare Kineze të Hapësirës, në tetor, Kina do të dërgojë dy astronautë meshkuj të Tiangong-2, nëpërmjet fluturimit hapsinor Shenzhou 11, për të kryer kërkime 30 ditore.

Kur hardhitë të kthehen në tokë, ato do të krahasohen me një grup kontrolli nga fidanishtja e Ningxia.

Pse të jenë zgjiedhur këto varietete – më rrufjanet në rastin e cabernet e merlot dhe më tekanjozi në rastin e Pinot noir-it – për t’u dërguar në hapësirë? Ndoshta sepse me këta po përpiqet Kina të bëjë përpara në vreshtari e verëtari e pse këta japin – kujtojmë për lexuesit tonë – të kuqet “më të mëdha” në botë, të parat dhe duke u përzier mes tyre dhe i fundit absolutisht më vete. Sidoqoftë arritjet e deritanishme shkencore e lejonjë dhe qëllimi duket fisnik.

Por pse të mos kujtojmë se këto dhurata erdhën nga vetë Zotat dhe atyre mençurisht po ua ridërgojmë për shërim?

Leave a Reply

Back to top button