Teknologji

WhatsApp, pas “grindjes” Apple-FBI, ndryshojnë disa gjëra për të gjithë përdoruesit

Screen Shot 2016-03-18 at 22.44.23Brenda javëve të ardhshme WhatsApp do të bëjë më të sigurtë mesazhet e shkëmbyer duke e shtrirë protokollin Open Whispers edhe për thirrjet zanore.

Sipas The Guardian, edhe Facebook është i interesuar që të fuqizojë nivelin e sigurisë. Rrjete të tjerë si Google dhe Snapchat i druhen ndërhyrjes së autoriteteve dhe përgjimeve të mundshme. Debati është hapur pas grindjes që shpërtheu mes Apple dhe FBI. Pa harruar që në Brazil, zëvendës presidenti i Facebookut për Amerikën Latine, Diego Dzodan, u arrestua sepse kompania nuk bashkëpunoi me policinë duke penguar ndërfutjen në WhatsApp gjatë hetimit për trafik droge.

WhatsApp shfrytëzon një sistem kriptimi të vështirë për t’u deshifruar e shkelur.

Brenda pak javësh shërbimi i mesazherisë, i cili që tani ofron mundësi për kriptimin e mesazh-këmbimeve, do të kriptojë edhe telefonatat, si dhe bisedat në grup. Kjo do ta bëjë më të vështirë për autoritetet që të sigurojnë të dhënat nga programi./bota.al

Leave a Reply

Back to top button