Teknologji

WhatsApp, tashmë privatësi totale. Të gjithë mesazhet janë të kriptuar

Screen Shot 2016-04-07 at 15.53.32Jo të gjithë kanë një iPhone. Pak kush e ka ndjekur debatin e fortë mes Apple dhe FBI, që më shumë se sa u mbyll, po bën një pauzë me bërrylat e ngulur mbi tryezë, apo skandalin e Datagate. Por praktikisht, të gjithë ata që përdorin një smartphone, i besojnë aplikacionit ëhatsApp, ose të paktën e dinë për se bëhet fjalë. Dhe apliacioni me më shumë se 1 miliardë përdorues ka bërë të ditur se ka përfunduar procesin që sjell kriptimin total të shkëmbimit të mesazheve.

Për se bëhet fjalë? Duke përditësuar WhatsAppin në versionin e fundit, do të jemi në gjendje të dërgojmë mesazhe dhe të bëjmë telefonata që janë “të dukshme qartësisht” – pra përmbajtja eksplicite e tyre – vetëm për marrësin. Askush, përveç dërguesit dhe marrësit, nuk mundet t’i lexojë. Qofshin hacker-a, qeveri, apo vetë punonjës kompanie. Kjo ndodh falë kriptografisë “end-to-end” që, siç shpjegon eksperti i sigurisë kibernetike, Andrea Manzoni, “përjashton serverin qendror të programit që përdoret. Në situata normale, si për shembull në Skype, në seancën mes meje dhe bashkëbiseduesit është platforma që jep çelësin e shifrimit në gjendje që të “lexojë” atë që shtypim në tastierë”. Nëse me të njëjtën logjikë të “peer to peer” autentifikohemi në mënyrë reciproke, me çelësa që janë jo të arritshëm nga palë të treta, atëherë askush nuk mund të bëjë dot, asgjë.

Me këtë premtim, Telegrami ka aritur 100 milionë përdorues, duke bërë të domosdoshëm përditësimin e rivalit më të madh, WhatsApp, në një moment historik, kur sasia e informacioneve personalë që ndajmë, na detyron të trembemi e të tregohemi shumë më të kujdesshëm./bota.al

Leave a Reply

Back to top button