Kulture

Zbulimi i fundit në pikturën e Leonardos, “Virgjëresha e shkëmbinjve”

Ka një qen me një zinxhir nën pjesën që dominon figurat njerëzore në “Virgjëreshën e Shkëmbinjve”, kryevepra e Leonardos e ruajtur në Muzeun e Luvrit në Paris. Zbulimin e ka njoftuar  Silvano Vinceti, kryetar i Komitetit Kombëtar për rritjen e Trashëgimisë Historike, i cili thekson: “Ky qen është akt-akuza e Leonardo Da Vincit, kundër korrupsionit të papatit të kohës”.

Zbulimi shpjegon Vinceti, i apasionuar pas historisë dhe promotor i kërkimit të eshtrave të Karavaxhos në Porto Ercole (Greqi) dhe pastaj eshtrave të Mona Lizës në Firence, por edhe zbulimit disa vjet më parë, të pranisë së gërmave të fshehura në sytë e Xhokondës, është bërë nga Roberto Biggi, Studiues i Komitetit.

“Kemi mbërritur në këtë rezultat, përmes përdorimit të përzier të teknologjive më të përparuara dhe mjetet e thjeshta – shpjegon ai – një lente e veçantë zmadhuese na mundëson të shqyrtojmë me kujdes çdo detaj të pikturës dhe më pas Photoshopi i avancuar, program që lejon të mbivendosësh, çmontosh dhe ribashkosh”. Për t’i dhënë kuptim imazhit të rigjetur, thotë Vinceti, ndihmojnë konceptet e shprehura nga vetë Leonardo në Traktatin e tij të Pikturës.

Figura e fshehur nën gjeth, pretendon në kërkimin e tij Silvano Vinceti, lejon t’ japim një lexim të ndryshëm “Virgjëreshës së shkëmbinjve”.

“Për Leonardon, thotë ai, qeni ka një kuptim të caktuar”,  “për të mos kundërshtuar”, siç shkruan ai vetë në një nga letrat e tij. Për Leonardon, pra, qeni me një zinxhir është simboli i njeriut që duhet t’i bindet Perëndisë, urdhëresave hyjnore, Jezusit, jetës që Jezusi e ka mishëruar në mënyrë të përkryer në shprehjen e dashurisë së krishterë”.

Një zbulim, shton ai, që do të konsolidonte interpretimin e Leonardos për një religjion të rreptë. “Deri më tani, pikturat e tij janë adresuar nga pikëpamja teknike dhe stili i pikturës – argumenton Vinceti – por na ka shpëtuar fakti që Leonardo, me përbërjen e pikturave të tij, realizon një narrativë, shpreh një mendim që bëhte imazh. Kur shkruan që “piktura është e bukura që vesh të zezën”, shpreh qartë qëllimet e tij. Leonardo nuk mund të shprehte disa kritika ndaj papatit, sepse atëherë ishin Inocenti VIII, Aleksandri VI, Borgia dhe mbi të gjitha, ishte Inkuizicioni”.

Prej këtu buron ideja që Leonardo ka shprehur kritikat e tij në kohën e papatit me gjuhën ikonografike: “Ky qen me një zinxhir të vënë mbi San Giovanni Battista është aktakuza që Leonardo i bën korrupsionit të papatit, që atëherë favorizonte pushtetin e përkohshëm dhe ajo atë shpirtëror – përfundon Vinceti. Leonardo përdor pikturën për të shprehur mendimet e tij”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button