Teknologji

Zgjidhja e Facebook-ut për të parandaluar vetëvrasjet, tashmë në qarkullim

Bëhet fjalë për një software për të shpëtuar jetë njerëzore. Një teknologji me zbulim proaktiv të një inteligjence artificiale do të skanojë të gjitha mesazhet e Facebook-ut në kërkim të mendimeve vetëvrasëse dhe kur është e nevojshme do t’i dërgojë përdoruesit në risk burime të shëndetit mendor ose miqve të tij, ose do të vihet në kontakt me shërbimet e urgjencës. Rrjeti social kishte filluar provat për zbulimin proaktiv në Amerikë, por tani do ta shtrijë këtë shërbim edhe për pjesën tjetër të botës, me përjashtim të Europës, ligjet e së cilës për ruajtjen e privatësisë ndalojnë përdorimin e kësaj teknologjie. Ky plan është realizuar në bashkëpunim me organizata të shëndetit mendor si “Save.org,” “National Suicide Prevention Lifeline y Forefront Suicide Prevention” si dhe me mbështetjen e personave që kanë patur një përvojë ose kanë tentuar të vetëvriten. Në një postim zyrtar Mark Zuckerberg  kishte paralajmëruar se inteligjenca artificiale do të jetë e aftë të kuptojë gjuhën me një saktësi akoma më të madhe për të parandaluar lloje të ndryshme problemesh. “Në të ardhmen inteligjenca artificiale do të jetë e aftë të kuptojë ngjyrimet e gjuhës dhe do të jetë e aftë të identifikojë tema përtej vetëvrasjes si shprehje bullizmi, manifestime të urrejtjes,” –shkroi Ceo-ja i kompanisë. Me këtë risi facebook-u kërkon të parandalojë raste që kanë lindur në platformën e tij në të kaluarën dhe kanë kulmuar në tragjedi. / excelsior.com – Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button