Sport

Zgjimi i shumëpritur i Michael Schumacherit. Nuk është më në koma

schumiMichael Schumacher është zgjuar nga koma, gjashtë muaj pas aksidentit gjatë skijimit në Francë. Legjenda e Formula 1 është larguar nga klinika universitare në Grenoble, për të vazhduar shërimin në një spital tjetër. Sipas Bild, Schumacher tani i dëgjon zërat dhe reagon ndaj prekjes. “Ai mund të komunikojë me ambientin, sidomos me gruan e tij Corinna dhe fëmijët”. “Tani gjendja e Schumacher konsiderohet stabile aq sa ai nuk ka nevojë për ndihmën e specialistëve në Grenoble”, thuhet në njoftimin e gazetës. “Ai nuk është më në koma”, thuhet në komunikatë dhe familja e Schumit i ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur dhe ka kërkuar mirëkuptim nga gazetarët që të mos ndërhyjnë gjatë trajtimit të tij të mëtejshëm.

Leave a Reply

Back to top button