Sport

ZGJOHUNI! Tani ka “luftë” marrëdhëniesh publike

wake up

Ka që dje në mbrëmje që, sidomos televizionet shqiptare që disponojnë edhe pamjet e 41 minutave të luajtura, janë marrë vetëm me pamjet e pëlhurës me simbolet nacionalistë që fluturon lart, apo me grushtat e shkëmbyer, dhe nuk i kanë kushtuar as edhe një sekondë të vetme momenteve të tensionit dhe akteve të dhunës që ndodhën përpara se të shfaqej ai minihelikopter mbi stadium. Për shembull rasti kur Ansi Agolli nuk lejohet të godasë goditjen e këndit për shkak të sendeve dhe fishekzjarreve të hedhur në fushë, tashmë duhej të kishte bërë xhiron e botës, bashkë me fotografitë – thonë që i ka një fotograf shqiptar – e akteve të dhunës brenda tunelit. Tashmë që ethet nacionaliste janë zbehur disi dhe njerëzit janë zgjuar pas një nate të pagjumë, me festime të jashtëzakonshëm që kombëtarja jonë nuk ka asnjë dyshim që i meritonte, duhet të vetëdijësohemi se kemi të bëjmë me një “luftë” marrëdhëniesh publike. Serbët e kane filluar…

Leave a Reply

Back to top button