Sport

Zherard Pike ngre duart lart: “Jemi inferiorë”

Gerard Pique, armik i betuar i Real Madridit është shprehur pas ndeshjes: “Ka shumë për të bërë dhe ne kemi vend për përmirësim, por për herë të parë në nëntë vite ndihem inferior ndaj Real Madridit”. Një analizë që nuk gjen alibi, por që nuk heq dorë nga optimizmi: “Nuk mund të fitosh gjithmonë, por mund të bësh ndryshime. Kur humb bie një nivel, por pastaj duhet të kuptosh se ku shkoi keq dhe rregullohesh. Ne nuk jemi duke kaluar momentin tonë më të mirë si ekip, ose si klub. Por, duhet të mbetemi të bashkuar”.

Disa fërkime me drejtorin sportiv Segura, përplasje brenda ekipit: “Nuk është e vërtetë, janë shpikje gazetareske. Nuk ka asnjë problem me të, nëse do të vijnë, Coutinho dhe Dembele do të sjellin një përmirësim teknik…”. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button