Sport

Zidane: Krenar për ekipin, gati për Romën

Screen Shot 2016-02-08 at 12.52.46

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka analizuar shkurtimisht fitoren kundër Granadas.

Tekniku francez është ndarë i kënaqur nga paraqitje e lojtarëve të tij duke thënë se ata nuk u dorëzuan deri në fund. “Jam shumë krenar për ekipin tim, kemi luftuar për fitore deri në fund dhe për këtë jam shumë i lumtur”. “Ne jemi Real Madridi dhe gjithmonë duam të fitojmë, por Granada ishte një kundërshtar i denjë”.

“Modric? Ai ka shënuar një gol të bukur, i cili na dha tri pikë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”. “Roma? Jemi të gatshëm për Ligën e Kampionëve, jemi mësuar me këto ndeshje”, ka thënë Zidane për Marca. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button