Foto

12 FOTO / Ja pse për udhëtarët, Firence është qyteti më i mirë në botë

flo 1

Condé Nast Traveler ka bërë publikë rezultatet e një sondazhi mes lexuesve dhe Firence, në Itali, është zgjedhur qyteti më i mirë në botë nga udhëtarët. Qyteti italian është si një muze i gjallë, ku cdo rrugë, rrugicë dhe ndërtesë është e mbushur me histori. Eshtë një margaritar në mes të Europës dhe të gjithë duhet ta vizitojnë, të paktën një herë…

flo 2

Firence është e famshme për arkitekturën e jashtëzakonshme: Shumë prej ndërtesave janë ngritur që përpara periudhës së Rilindjes

flo 3

Ndërtesa më e spikatur e qytetit është Duomo, katedralja kryesore e Firences, e cila zyrtarisht quhet Bazilika e Santa Maria del Fiores

flo 4

Arkitektura e stilit Gotik e Duomos është shumë mbresëlënëse

flo 1

Lumi Arno përshkon mesmpërmes qytetin. Gjithashtu, është kaq i qetë, saqë gjithë kohës sheh njerëz me kajakë që duken sikur rrëshkasin mbi ujë

flo 6

Ka shumë ura mbi Arno, por ura më e famshme është Ponte Vecchio, një urë mesjetare prej guri e mbuluar me dyqane

flo 7

Firence është vendi ku ndodhet Uffizi, një prej muzeve të artit më të famshëm në botë

flo 8

Këtu ndodhen dhjetëra kryevepra të artit, duke përfshirë edhe “Pranverën” e Sandro Botticellit

flo 9

Në Firence ndodhet edhe Accademia, aty ku ndodhet një prej skulpturave më të famshme në botë: Davidi i Mikelanxhelos

flo 10

Ka një replikë të Davidit tek Piazza della Signoria

flo 11

Sheshi është i mbushur edhe me vepra të tjera arti. Në fakt mund të thuhet që Firence është një prej qyteteve të artit më madhështorë në botë

flo 12

Njihet gjithashtu edhe si një prej qyteteve me ushqimin më të mirë në botë, me restorante, piceri, dhe kafene të jashtëzakonshme. Vendasit zënë radhë për pikat më të mira, si për shembull Trattoria da Mario

Leave a Reply

Back to top button