Foto

“Ndihmë nga një Atë”

Fotografi të famshme që kanë fituar Cmimin Pulitzer

Kjo fotografi, me titull “Ndihmë nga një Atë” i dha fotografit Hector Rondon Lovera Cmimin Pulitzer për Fotografinë në vitin 1963. Në të shfaqet një prift që mban në duar një ushtar që po vdes, për t’i dhënë atij ritet e fundit mes zjarrit të snajperëve. Fotografia është bërë në 4 qershor 1962, gjatë rebelimit ushtarak El Portenazo në Venezuelë, kur rebelët u përpoqën të marri qytetin e Puerto Cabellos. Prifti në fotografi është një kapelan venezuelian me emrin Luis Padillo. Padillo i kreu ritet ndërkohë që pala kundërshtare e kishte në shënjestër. Sigurisht që ata nuk mund ta vrisnin, pasi vdekja e tij do të shndërrohej në një armë të fuqishme propagande. Gjithashtu, ushtarët armiq ishin katolikë dhe me siguri do të kishin refuzuar urdhërat për ta vrarë. Ajo që e bën fotografinë edhe më interesante është sfondi. Në të dallohet një dyqan ku shkruhet “La Carneceria”, që do të thotë “Dyqani i Kasapit”, ose “Kasaphana”. Rebelimi ushtarak zgjati 4 ditë, gjatë të cilave u vranë 400 vetë dhe u plagosën 700.

Screen Shot 2015-04-25 at 21.23.07

Leave a Reply

Back to top button