Foto

70 vjet më vonë, gjendet avioni i paprekur në shkretëtirë

Avioni i Luftes se dyteNumri i ushtarëve në të dy krahët, gjatë Luftës së Dytë Botërore është tronditës. Tani, misteri përreth një piloti të RAF dhe asaj që ndodhi me të dhe avionin e tij është zbuluar, pas plot 70 vjetësh. Piloti Dennis Copping i hipi avionit të tij P-40 në qershor 1942, për të shkuar drejt një tjetër baze ajrore për të bërë riparime. Që atëherë, ai as nuk u pa e as nuk u dëgjua më.
Për një kohë të gjatë u besua se Copping kishte humbur orientimin gjatë fluturimit dhe kish dalë nga kursi. Kohët e fundit, një eksplorues që punonte për një kompani ndeshi në një vend shumë të cuditshëm në shkretëtirën perëndimore në Egjipt. Eksploratori gjeti një avion të paprekur P-40, në një pozicion sikur të ishte ulur normalisht.
Në fakt avioni kishte disa dëmtime të lehtë si dhe disa vrima që mendohet të jenë shkaktuar prej plumbave. Nuk është e qartë nëse piloti po shkonte ta riparonte avionin për shkak të këtyre vrimave, apo arsyeja përse avioni ra në shkretëtirë. Ai ishte i pajisur me mitralozë .50 dhe municione ndërkohë që nuk ishte prekur që kur piloti ish larguar prej tij duke e lënë në shkretëtirë.

Leave a Reply

Back to top button