Foto

85-vjecarët rrëzohen me makinë dhe shkrepin foto që bën xhiron e Internetit

Screen Shot 2015-02-04 at 20.06.11

Përmbysen bashkë me automobilin e saj. Në pritje të ndihmës së shpejtë, marrin një pozë bashkë me të shoqin për të bërë fotografitë që, brenda pak orësh bëjnë xhiron e internetit. Benjamin Neufeld ishte në kuzhinën e tij, për të përgatitur drekën, kur krejt papritur ka dëgjuar një zhurmë shumë të fortë në rrugë. Ishte në pritje të të shoqes. I trembur, doli menjëherë jashtë dhe pa makinën e tij të përmbysur.
Në brendësi ishte zonja 85 vjec, tërësisht e vetëdijshme por e bllokuar në makinë. Në pritje të ndihmës së shpejtë, të dy menduan që do të ishte mirë të shkrepnin disa fotografi. Neufeld buzëqesh, duke marrë pozë në krah të veturës.
Megjithatë, gruaja nuk ishte e kënaqur nga pamjet që e paraqisnin të ngecur brenda. Kështu mori celularin e të shoqit për t’u përjetësuar në një selfie fantastik. Fotot e pazakonta të të moshuarve nga Los Angelesi kanë bërë xhiron e botës.

Leave a Reply

Back to top button