Shkence

A e dini se ku ndodhemi ne njerëzit, në zinxhirin ushqimor?

Nuk mund të mohohet egoja e jashtëzakonshme që të shoqëron kur je… njeri. Ja, shihni ne. Ja tek jemi, në majë të froneve tona, duke parë nga lartë-poshtë mbretërinë e kafshëve, duke qeshur për krijesat e trishta e të pashpresa poshtë nesh në zinxhirin ushqimor. Ka një problem: specia jonë nuk është në krye të zinxhirit ushqimor.

Një botë, ku qeni ha qenin

Për të ditur se ku renditen njerëzit në zinxhirin ushqimor, ekologët përllogarisin nivelin trofik. Kjo renditje vendos organizma të ndryshme bazuar në organizmat që hanë, dhe nga të cilët hahen.

Ka 5 nivele trofikë, dhe janë të tillë:

Niveli 1: Bimët dhe algat bëjnë vetë ushqimin e tyre dhe quhen prodhues.

Niveli 2: Bimëngrënësit hanë bimë dhe quhen konsumatorë parësorë.

Niveli 3: Mishngrënësit që hanë bimëngrënës quhen konsumatorë dytësorë.

Niveli 4: Mishngrënësit që hanë mishngrënës të tjerë quhen konsumatorë terciarë.

Niveli 5: Grabitqarët në majë, që nuk hahen nga të tjerë predatorë kryesojnë zinxhirin ushqimor.

Deri në vitin 2013, askush nuk kishte menduar ta zbatonte këtë metodë tek njerëzit, për të parë ku ndodhemi. Ndoshta supozonim se jemi në krye? Apo kishim shumë frikë të zbulohej e vërteta? Një organizatë franceze kombinoi “teorinë ekologjike, demografinë dhe socio-ekonominë për të llogaritur nivelin trofik të njeriut, si dhe pozicionuar njerëzit në kontekstin e rrjetit ushqimor”. Konkluzioni? Njerëzit nuk janë edhe aq superiorë.

Sipas studimit, njerëzit kanë një nivel trofik (ushqimi) 2.21, bazuar në dietën tonë. Në këtë shkallë 1-5, niveli 1 është prodhuesi parësor (bimët) dhe 5 përfaqëson një grabitqar në krye të zinxhirit (tigër, ose krokodil). Pika ku ne ndodhemi na vendos në shoqërinë e sardeleve dhe derrave.

Por ky nivel trofik varionte mes rajoneve. Sipas studimit, Burundi ka pikaverazhin më të ulët me 2.04, për shkak të një diete 96.7% bazuar në bimët. Islanda kishte pikaverazhin më të lartë me 2.54, pasi dieta e tyre konsiston në më shumë mish se bimë. Në tërësi, pikaverazhi për ne është rritur me kalimin e kohës, nga 2.15 që ishte në vitin 1961, në 2.21 në vitin 2013.

Megjithatë, nuk është e thënë të jesh në majë të zinxhirit ushqimor për të enë i rëndësishëm … / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button