Kulture

A është e vërtetë që veprat e Van Goghut zbehen?

Për fat të keq, po. Ngjyrat e veprave të një prej gjenive të pikturës moderne po veniten. Një studim në Universitetin e Antverpit, ka gjetur më në fund se cila është arsyeja: duket se përgjegjës është plumbonakriti, një pigment i kuq, i cili ka tiparin fatkeq të humbjes së intensitetit, me kalimin e kohës. Transformimi është veçanërisht i dukshëm në veprën “Duajt qëë punojnë nën një qiell të ndritshëm”, e vitit 1889.

Njollë

Në pikturë, Van Goghu ka përdorur plumbonakritin për të pikturuar gjethet në një pellg. Duke parë pikturën, studiuesit kanë vërejtur se ngjyra zbehet aty ku njolla e pigmentit është më pak e fortë. Dhe përfundimi duket të jetë që, “fajtori” për procesin e dëmshëm janë rrezet e diellit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button