Sport

Argjentina është makthi i Brazilit

argentinaTrajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mendon se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Brazilit në këtë Botëror është që të luajë kundër Argjentinës në finale. Dy rivalët nga Amerika Jugore gjenden në gjysmëfinale dhe nëse i kalojnë skuadrat evropiane (Gjermani dhe Holandë) do të ndeshen në finalen e 13 korrikut. “Në vitin 1950, Uruguai e mposhti Brazilin për ta fituar Kampionatin Botëror në ‘Maracanazon’ e famshme dhe imazhet janë parë në gjithë botën. Nëse Brazili arrin në finale kësaj here dhe duhet të luajë me Argjentinën, ato kujtime do të kthehen”. “Gjëja më e keqe qe mund t’i ndodhë Brazilit është që të luajë kundër Argjentinës të dielën (në finale). Është skenari më i keq i mundshëm për ta në finale, sepse do të jenë 40.000 argjentinas në stadium, në një ndeshje që do të ishte në shtëpi për Brazilin, dhe kjo mund të shkaktojë një gjendje negative psikologjike për ta”. “(Megjithatë), Brazili duhet që njëherë ta mposhtë Gjermaninë, kurse Argjentina ta eliminojë Holandën. Këto ndeshje janë shumë të baraspeshuara, 50-50, por nëse Argjentina arrin në finale, atëherë do ta fitojë – sidomos nëse luan kundër Brazilit”, ka deklaruar Simeone. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Back to top button