Sport

Ayrton Senna, trashëgimia e një kampioni unik

Ayrton SennaAyrton Senna mbetet termi për krahasimin e fitoreve të pamundura, rivaliteteve të ashpër dhe asaj karizme që shkon përtej talentit. Pothuaj tre dekada vite pas vdekjes në Imola, mes të apasionuarve ndodh ende që të pyesin: “Ku ishe ti kur ndodhi?” 1 maji 1994 është data që ndryshoi një herë e mirë automobilizmin: Formula 1 humbet simbolin e saj, 24 orë pasi ka qarë një tjetër pilot, Roland Ratzenberger, në një prej Cmimeve të Mëdhenj më tragjikë të historisë.

Viktima e fundit kish qenë Elio De Angelis, gjatë privave të 1986, i fundit në garë Riccardo Paletti, në 1982. Formula 1 zbulohej sërish e brishtë dhe mizore. Që atëherë do të niste një revolucion në emër të sigurisë, që është trashëgimia më e madhe që ka lënë pas Senna. Rrathë, njëvendëshe, sisteme mbrojtjeje aktivë dhe pasivë kanë shpëtuar pilotë si Kubica dhe Massa, të fundit që janë përfshirë në aksidente të frikshëm.

Pastaj është Senna që mbijeton si kampion referimi. Të paktë janë ata që i janë afruar në rezultate, askush nuk është barazuar me të për nga personaliteti, por të gjithë e kujtojnë, edhe ata që në vitin 1994 ngisnin triciklin. Më shumë se ai ka fituar Michael Schumacher, që është një tjetër lloj ikone, ajo e kampionit të përsosur, të ftohtë, maniak për etajet. Por edhe Schumi ka mësuar nga Senna: përgatitja fizike që për të ishte shkencë dhe që sot është rutinë, ishte pikërisht Ayrton që e futi i pari si rregull sportiv.

Një tjetër fitimtar i madh i kohëve të sotme, Sebastian Vettel ka kanibalizuar katër kampionate botërore, një më shumë se sa Senna, por konsiderohet kloni i Schumacherit: gjerman, preciz, shijues i rekordeve. “Nëse do të më duhej të gjeja dikë që i ngjan vëllait tim, do të mendoja Luis Hamiltonin”, ka thënë kohët e fundit Viviane Senna. Po, ka një ngjashmëri të turbullt, që theksohet në disa gara të jashtëzakonshme, në personalitetin në timon, në një lloj misticizmi që përkthehet në tatuazhe dhe varëse me temë fetare. Por duhet dicka tjetër për kapërcimin nga të qënurit i zoti, me talent apo kampion, në një simbol.

Senna, madhështinë e tij e ka ndërtuar me disa gara që edhe sot e kësaj dite të apasionuarit i tregojnë dhe teknikët i shpjegojnë: e para në Montecarlo në vitin 1984, në drejtimin e një Toleman, kur nën një rrebesh të fuqishëm arriti të fitojë terren deri sa iu ngjit Alain Prostit, i cili kërkoi dhe siguroi ndërprerjen e garës përpara se ai djaloshi ta poshtëronte nën sytë e princeshave. Ishte e para fitore e madhe në terren të lagur, frut i kurajës, dhe mbi të gjitha i një ndjeshmërie të jashtëzakonshme: makina për të ishte zgjatim i trupit. Kur të tjerët ngadalësonin, Senna vazhdonte të shtynte deri në limitet e ligjeve të fizikës. “Automobilizmi është pjesë e imja, e trupit tim”, është një prej citimeve të shumtë që na ka lënë. Me personalitetin e tij arriti që ta paraqesë si arritje incidentin me Prostin dhe Suzukan në vitin 1990. Një përplasje e paralajmëruar dhe e kërkuar, që i dhuroi titullin botëror kundër Prostit, armiku i një jete. Pas tij, askujt nuk iu bë asnjë lëshim, sic do të mësonte në kurriz të tij pikërisht Michael Schumacheri në 1997, kur u përpoq të linte pas Jacques Villeneuven.

Leave a Reply

Back to top button